Salvini: Serbia në BE? Pse jo, jam takuar me Vuçiqin

Evropë

Salvini: Serbia në BE? Pse jo, jam takuar me Vuçiqin

Më: 27 maj 2019 Në ora: 09:00
Mateo Salvini

Mateo Salvini ka mbështetur idenë e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Ministri i Brendshëm i Italisë, Mateo Salvini ka mbështetur idenë e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian duke kundërshtuar në të njëjtën kohë inkuadrimin e Turqisë.

Ai ka folur pas zgjedhjeve në Parlamentin evropian duke shfaqur mbështetje për Serbinë për çka theksoi se së fundmi është takuar edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raporton “Tanjug”.

“Jam takuar me presidentin serb, kurse ideja që Serbia të bëhet anëtare e Bashkimit evropian është diçka interesante nëse shikohet nga aspekti gjeografik, shoqëror dhe kulturor”, u shpreh Salvini.

“Turqia? Jo, nuk ka lidhje me këtë. Por, zgjerimi i BE-së dhe integrimet e menqura të disa shteteve të afërta, pse jo?”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat