Rumani, lideri i PSD-së dënohet me burg për punësime fiktive

Evropë

Rumani, lideri i PSD-së dënohet me burg për punësime fiktive

Më: 27 maj 2019 Në ora: 14:42
Liviu Dragnea

Gjykata e Lartë e Kasacionit dhe Drejtësisë e Rumanisë konfirmoi vendimin me tre vite e gjysmë burg për kryetarin e Dhomës së Deputetëve të parlamentit rumun, Liviu Dragnea, i gjykuar me akuzën për punësime fiktive në ”Teleorman Social Assistance and Child Protection Directorate General”.

”Gjykata do të mbajë dënimin e dhënë në shkallën e parë”, njoftuan pesë gjyqtarët.

Dragnea, 56 vjeç, i cili nuk ishte i pranishëm në sallë, ka në dispozicion 24 orë për t’u paraqitur në komisariatin më të afërt të policisë për ekzekutimin e vendimit që rrezikon të lërë gjurmë në karrierën e këtij deputeti, i ndodhur shpesh në qendër të polemikave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat