Kush janë deputetët e rinj të PE-së, nga ish-shoferi i kamionit tek Berlusconi

Evropë

Kush janë deputetët e rinj të PE-së, nga ish-shoferi i kamionit tek Berlusconi

Më: 27 maj 2019 Në ora: 15:31
Silvio Berlusconi

Mbesa e një diktatori, një anëtar kontrovers i Brexit deri tek Silvio Berlusconi, janë disa prej deputetëve që do të futen në Parlamentin Evropian.

Votuesit në të gjithë BE-në hodhën votat e tyre duke nisur një kapitull të ri në politikën e bllokut prej 28 vendesh.

Kandidatët fitues do të kenë vendet e tyre në Parlamentin Evropian për pesë vitet e ardhshme. Si deputet ata do të kenë fuqinë të miratojnë, amendojnë apo refuzojnë legjislacionin e BE-së, që do të thotë se votat e tyre dot ë prekin rregullat e gjithçkaje, që nga emigrimi tek mjedisi.

Silvio Berlusconi, tanimë 82-vjeçar rikthehet në Parlamentin Evropian. Një risi është Jordan Bardella, ylli në ngjitje i ekstremit të djathtë të Marin le Pen që është vetëm 23 vjeç. Ai ka thënë se objekti i partisë së tij është të mbrojë njerëzit nga globalizmi.

Një emër tjetër është ai i Oriol Junqueras, i cili në fakt aktualisht është në burg. Katalanasi akuzohet për rebelim, trazira dhe keqpërdorim të fondeve publike dhe për rolin e tij në protestës e Katalonjës për tu ndarë nga Spanja në 2017.

Robert Biedron, progresisti polak gay i zgjedhur në një vend fanatik i katolicizmit. Pikërisht në fushatë ai këtë ka kërkuar ndarjen e kishës nga shteti. Peter Lundgren, nacionalisti suedez që përballet me akuzat për abuzim seksual, një ish shofer kamioni që është bërë eurodeputet që nga 2014-ta. Prokurorët kanë nisur hetimet për të pas akuzave se ngacmonte një kolege të partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat