Kompanitë gjermane abstenojnë nga punësimet e reja

Evropë

Kompanitë gjermane abstenojnë nga punësimet e reja

Më: 27 maj 2019 Në ora: 18:03
Foto ilustrim

Gatishmëria e kompanive gjermane për të punësuar punëtorë të ri vazhdoi të bie në maj, njoftoi instituti ekonomik i Munihut IFO.

Barometri i agjencisë së punësimit ra në 100.3 pikë në maj nga 101.5 pikë në prill, duke treguar se ritmi i rritjes së punësimit në Gjermani po ngadalësohet.

Industria e prodhimit, sipas IFO, është i vetmi sektor në të cilin kompanitë presin një rënie të numrit të punonjësve, një trend që rritet për muajin e tretë radhazi.

Ata gjithashtu shtojnë se gatishmëria për të punësuar punëtorë të ri ka rënë vazhdimisht që nga fillimi i vitit 2019.

Megjithatë, pjesa më e madhe e rritjes në punësim vlerësohet të jetë për shkak të sektorit të shërbimeve, megjithëse gatishmëria për të punësuar punëtorë të ri është gjithashtu "ftohur".

Vetëm në industrinë e ndërtimit u rrit gatishmëria për angazhimin e punëtorëve të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat