Antibiotikët e përhapur në lumenjtë e gjithë botës

Evropë

Antibiotikët e përhapur në lumenjtë e gjithë botës

Më: 27 maj 2019 Në ora: 18:23
Foto ilustrim

Nga Europa në Azi duke kaluar nga Afrika, përqendrimi i antibiotikëve i matur në disa lumenj të botës tejkalon gjerësisht nivelet e pranueshme, paralajmëron një studim i prezantuar sot.

Një ekip studiuesish ka analizuar mostra të mbledhura në 711 zona në 72 vende nga gjashtë kontinentet dhe ka detektuar të paktën një nga 14 llojet e antibiotikëve që kërkohen në 65% të provëzave.

Shkencëtarët, që prezantonin kërkimet e tyre në një kongres në Helsinki, kanë krahasuar këto mostra me nivelet e pranueshme të përcaktuara nga grupi i industrive farmaceutike “AMR Industry Alliance”, që ndryshon sipas substancës.

Rezultatet tregojnë se metronidazoli, që përdoret kundër infeksioneve të lëkurës dhe të gojës, është antibiotiku që tejkalon më shumë nivelin e pranueshëm, me përqendrime që shkojnë deri në 300 herë mbi këtë nivel në një zonë të Bangladeshit.

Ky nivel tejkalohet gjithashtu edhe në lumin Tamiz në Angli.

Ciprofloksacina nga ana tjetër është substanca që tejkalon më shpesh nivelin e lejuar (në 51 zona), ndërsa trimetoprima, që përdoret për trajtimin e infeksioneve urinare, është antibiotiku që është gjendur më shpesh. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat