Hungaria mbështet fuqishëm zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor

Evropë

Hungaria mbështet fuqishëm zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor

Më: 27 maj 2019 Në ora: 20:45
Ministri i Jashtëm hungarez Péter Szijjártó

Ministri i Jashtëm hungarez Péter Szijjártó shprehu sot përkushtimin e vendit të tij për t’i dhënë mbështetje zgjerimit të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor.

Szijjártó gjatë një takimi me ministrin për Integrime evropiane të Maqedonisë Veriore Bujar Osmani, përsëriti se përshpejtimi i procesit të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE është edhe në interesin ekonomik dhe të sigurisë për shtetin e Hungarisë.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e stabilitetit politik të Ballkanit Perëndimor, duke vlerësuar se rajoni është ende i ekspozuar ndaj "presionit të migracionit", transmeton agjencia e lajmeve hungareze MTI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat