Gruaja shtatzënë dhunohet nga ish-i dashuri i dehur

Evropë

Gruaja shtatzënë dhunohet nga ish-i dashuri i dehur

Më: 28 maj 2019 Në ora: 23:10
Milano

Një ngjarje e rëndë me pasojë dhunën ka nddhur në Itali.

Një grua shtatzënë në Milano është rrahur nga ish-i dashuri i saj.

Mediat italiane shkruajnë se ish-i dashuri nën efektin e alkoolit, u fut nga ballkoni dhe më pas dhunoi gruan 5 muajshe shtatzënë.

Mësohet se në banesë, me gruan shtatzënë, ndodhej edhe mbesa e saj 19-vjeçare, e cila ndërhyri për të shmangur pasoja më të rënda.

Mësohet se pas mbërritjes së policisë, dhunuesi është vënë në pranga.

Ndërkaq gruaja shtatzënë u shoqërua në spital dhe ftamirësisht përfundoi vetëm me disa ditë e shtruar, pa rrezik dështimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat