Austria mbështet sistemin e kandidatëve kryesore dhe kandidati jonë është Manfred Weber, deklaroi kancelari i përkohshëm austriak, Hartwig Loeger, pasi mbërriti në takimin informal të liderëve të BE-së.
“Kemi thënë gjithnjë se mbështesim kandidaturën e Weber”, tha Loeger.
“Një ditë pas zgjedhjeve evropiane, kandidati gjerman i PPE-së është në krye të grupit më të fuqishëm të Parlamentit Evropian”, theksoi ai.