Macron: Presidenti i KE’së s’duhet të jetë francez, duhet të flas frëngjisht

Evropë

Macron: Presidenti i KE’së s’duhet të jetë francez, duhet të flas frëngjisht

Më: 29 maj 2019 Në ora: 11:22
Macron dhe Merkel

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, janë përplasur rreth temës se kush duhet të jetë president i ardhshëm i Komisionit Evropian.

Macron ka propozuar një grumbull kandidatësh liberalë dhe të qendrës së majtë për të marrë këtë post, duke dalë kështu kundër propozimit të kancelares gjermane.

Teksa ka kundërshtuar emrin e Manfred Weber si i preferuar i kancelares, Angela Merkel, Makron ka thënë se presidenti i ardhshëm i Komisionit Evropian duhet të ketë ‘përvojën’ dhe ‘kredibilitetin’ për të ringjallur projektin evropian.

Emrat e sugjeruar nga Makro janë: Margethe Vesatger, Michael Barnier-kryenegociator i BE-se për Brexit, dhe Frans Timmermans-kandidati socialist kryesor për zgjedhjet evropiane.

 “Ne kemi nevoje për vendimmarrës që kanë besueshmëri për të vepruar”, ka thënë Macron.

Ndër të tjera ai ka thënë se preisdenti i ardhshëm i KE-së nuk duhet të jetë nga Franca, megjithatë duhet të dij që të flasë gjuhën frënge.

Ndërkohë ndaj këtyre fjalëve është kundërpërgjigjur, kancelarja gjermane, Angela Merkel, duke thënë se ajo do të mbështesë kandidatin e saj, Manfred Weber.

“Si një anëtar i familjes së Partive Popullore Evropiane, sigurisht që do të punoj për të mbështetur Manfred Weber”, ka thënë Merkel.

 E derisa janë bërë këto diskutime, situata në Bruksel ishte acaruar, pasi që Merkel u kishte thënë se nuk dëshiron që të bëhen përjashtime të emrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat