Vazhdojnë bisedimet për formimin e Qeverisë së re finlandeze

Evropë

Vazhdojnë bisedimet për formimin e Qeverisë së re finlandeze

Nga: Lili Verdha Më: 29 maj 2019 Në ora: 22:23
Antti Rinne

As sot nuk përfunduan dot bisedimet për formimin e Qeverisë së re finlandeze, të nisura që para tri javësh.

Përfaqësuesit e të pesë partive në bisedime  (socialdemokratët, Partia e Qendrës, të Gjelbërit, të Majtët dhe Partia Suedeze) kanë rënë dakort në parim për pothuajse të gjitha linjat kryesore të Programit Qeveritar të parashtruara nga kryetari i Partisë Socialdemokrate, Anti Rinne, i ngarkuar me formimin e Qeverisë së re të Finlandës. Por ende dhe sot nuk u arrit të njoftohej formimi i saj. Bisedimet e sotshme të kryetarëve të të pesë partive anëtare të koalicionit të mundshëm qeveritar nuk çuan dot në finalizimin e 2 prej 8 pikave kryesore të Programit Qeveritar.

Sipas deklaratës të sapo dhënë për shtypin nga kryeministri i mundshëm, socialdemokrati Antti Rinne, po bëhen të gjitha përpjekjet që krijimi i Qeverisë së re, bazuar në koalicionin e pesë partive, të shpallet deri të Premten me 31 Maj. Rinne theksoi se kjo është domosdoshmëri në kushtet e tanishme të nevojës së përgaditjes në kohë të Kabinetit Ministerial për marrjen si duhet të stafetës së rradhës të kryesimit 6-mujor të Bashkimit Europian, që fillon me 1 Korrik. Sidoqoftë, ndarja e portofoleve ministeriale do saktësohet javën e ardhëshme.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat