Gjermania i ofron mbështetje presidentit të Ukrainës

Evropë

Gjermania i ofron mbështetje presidentit të Ukrainës

Më: 30 maj 2019 Në ora: 12:47
Heiko Maas

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas tha sot se vendi i tij dëshiron të ofrojë mbështetje për presidentin e sapo zgjedhur të Ukrainës, por gjithashtu bëri thirrje për reforma të mëtejshme në këtë vend që është prekur nga korrupsioni.

Duke folur para nisjes në Kiev me homologun e tij francez, Maas tha se Gjermania dhe Franca nuk do të ndalen të punojnë për të ndihmuar Ukrainën.

Ai tha se ukrainasit investuan shpresa të mëdha në zgjedhjen e Volodymyr Zelensky.

"Ne duam të mbështesim presidentin Zelensky për të përmbushur këto shpresa," tha Maas, duke shtuar se "nevojiten reforma të mëtejshme, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit".

Ai shprehu gjithashtu shpresën se zgjedhja e Zelensky mund të nisë përpjekjet për të arritur paqen në lindje të Ukrainës, duke thënë se Gjermania dhe Franca "do të kërkojnë një kontribut konstruktiv nga Rusia",.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat