Rritet fuqishëm popullariteti i liderit të të gjelbërve në Francë

Evropë

Rritet fuqishëm popullariteti i liderit të të gjelbërve në Francë

Më: 31 maj 2019 Në ora: 17:56
Yannick Jadot

Pas suksesit në zgjedhjet europiane, kreu i të gjelbërve regjistroi një rritje të fuqishme të popullaritetit me 20% në shumë pak ditë.

Yannick Jadot, pasi doli i treti në Francë në zgjedhjet europiane, bëhet personaliteti politik më i pëlqyer nga francezët me 32% të preferencave, sipas sondazhit Odoxa.

Kreu i Europe-Ecologie-Les Verts (EELV), qëndron para Marine Le Pen dhe ministrit francez të Jashtëm, Jean Yves Le Drian, me 28%.

Nga ana tjetër, presidenti francez, Emmanuel Macron shënon një tjetër rënie, me vetëm 30% që mendojnë se është një president i mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat