Roma: BE-ja duhet të angazhohet më shumë në Libi

Evropë

Roma: BE-ja duhet të angazhohet më shumë në Libi

Më: 31 maj 2019 Në ora: 20:04
Enzo Moavero Milanesi

Situata në Libi është jashtëzakonisht e vështirë, me shumë mundësi nevojitet një prani e konsiderueshme, por mbi të gjitha një bashkëpunim ndërkombëtar më i madh, deklaroi ministri i Jashtëm, Enzo Moavero Milanesi Para komisioneve të Jashtme dhe të Mbrojtjes në Parlament.

“Në veçanti, nevojitet një angazhim më i lartë dhe i dukshëm i Bashkimit Europian”, theksoi ai.

Moavero shtoi gjithashtu se “është e pa mendueshme që një vend i vetëm, sado afër të jetë, të mund të sjellë stabilitetin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat