Parlamenti i ri Evropian më shumë femra eurodeputete

Evropë

Parlamenti i ri Evropian më shumë femra eurodeputete

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 15:08
Foto

Pas zgjedhjeve evropiane të majit, për të parën herë, në karrigen e Zhan Klod Juncker ose Donald Tusk mund të ulet një femër.

Kjo pasi apelet për një lidere femër në krye të BE-së janë përforcuar si pasojë e rezultateve të këtyre zgjedhjeve, që kanë bërë që në parlamentin evropian të ketë një numër më të madh femrash se kurdoherë tjetër.

Sidoqoftë, eurodeputetët meshkuj vazhdojnë të dominojnë duke zënë 60 për qind të legjislativit të BE, kjo sipas një analize të parë të rezultateve të zgjedhjeve të 26 majit.

Numri i eurodeputeteve femra është rritur ndjeshëm nga 36 për qind pesë vite më parë, në 39 për qind ose 286 në gjithsej 751 vende këto zgjedhje.

11 vende anëtare përforcuan kuotat gjinore në zgjedhjet e 2019 duke bërë madje që numri i femrave eurodeputete të jetë më i lartë krahasuar me atë të Dhomës së Komunëve në Londër, ku 32 për qind e deputeteve janë femra dhe atë të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA me 23.6 për qind femra.

Rezultatet sidoqoftë e lënë parlamentin evropian të renditet pas 16 parlamenteve të botës në kuptimin e përfaqësimit të femrave. Gjashtë nga 28 vendet anëtare mes të cilëve Suedia, Finlanda, Franca, Sllovenia, Luksemburgu, kanë sjellë një numër më të madh deputetesh femra në parlamentin evropian. Ndërsa, Qiproja nuk ka zgjedhur asnjë deputete femër dhe Sllovakia vetëm dy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat