Një kompani ruse shpërblen punonjëset për “feminitetin”

Evropë

Një kompani ruse shpërblen punonjëset për “feminitetin”

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 15:13
Ilustrim

Një kompani ruse propozoi të ofrojë çmime për punonjëset që vijnë në punë me fund dhe të rregulluara mirë, në kuadër të një “maratone të feminitetit” që do të zgjasë një muaj, sipas medies ruse.

“Tatprof”, kompani e specializuar në profilet e aluminit, me seli në qytetin Tatarstan, mori këtë iniciativë për të zbukuruar ditët e punës, deklaroi një zëdhënëse e kësaj sipërmarrjeje, Anastassia Kirillova, për radion “Govorit Moskva”.

“Shumë gra veshin pantallona automatikisht, për këtë arsye ne shpresojmë që ky veprim do t’i mundësojë grave tona të ndjejnë feminitetin dhe sharmin e tyre kur ato të veshin një fund ose fustan”, shpjegoi ajo.

Nga 27 maji deri më 30 qershor, çdo punonjëse do të ketë një vlerësim prej 100 rublash (rreth 1,4 euro) në ditë nëse përmbushin kushtet e “maratonës së feminitetit” të organizuar nga “Tatprof”, sipas njoftimeve të shpërndara nga kjo shoqëri në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat