38 persona janë lënduar nga shpërthimi i një fabrike në Rusi

Evropë

38 persona janë lënduar nga shpërthimi i një fabrike në Rusi

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 16:24
Foto

Emergjenca në Rusi thotë se 38 vetë janë plagosur në një shpërthim në një fabrikë që prodhon TNT, shkruan AP.

Shpërthimi ndodhi të shtunën në Dzerzhinsk, 400 kilometra në lindje të Moskës. Shkaku nuk dihet.

Ministria tha se katër nga të plagosurit ishin në gjendje të rëndë.

Shpërthimi theu dritaret në rreth 200 banesa pranë fabrikës, tha agjensia e lajmeve Interfax.

Dmitry Krasnov, zëvendës guvernator i rajonit që përfshin Dzerzhinsk, tha më parë në televizionin shtetëror se dy persona mungonin në shpërthim, por më vonë tha se informacioni nuk ishte konfirmuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat