Gazetari i BBC rrëfen dhunimin e boshnjakeve dhe torturat në dy kampe gjatë luftës së Bosnjës

Evropë

Gazetari i BBC rrëfen dhunimin e boshnjakeve dhe torturat në dy kampe gjatë luftës së Bosnjës

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 18:26
Pamje nga dhunimin e boshnjakeve dhe torturat

Të dielën e kaluar, Gazeta Express, solli historinë e një nëne e cila rrëfeu historinë e saj të trishtë pasi që i kishte vdekur djali nga kanceri. Kë javë, ju sjellim një shkrim të gazetarit Ed Vulliamy, i cili ishte reporter në Bosnje gjatë kohë së luftës. Ai ju sjell një përmbledhje të disa historive dhe momentet kur pas luftës u takua me ata që i kishte lënë në luftë.

Plumbi i parë u gjuajt para dy dekadave nga ky vikend, gjuajtje e cila do të shndërrohej në luftën më të përgjakshme në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, lufta e “spastrimit etnik” në Bosnje dhe Hercegovinë.

Plumbi i parë u shkrep në Sarajevë, ditë e premte – gjithashtu ditë feste, për shkak se shënohej përvjetori i çlirimit të qytetit nga fashizmi në vitin 1945. Dhjetëra mijëra qytetarë ecnin në qetësi për rreth 11.541 karrigeve të kuqe, që simbolizonin jetët e humbura gjatë rrethimit të qytetit nga viti 1992 deri në vitin 1996. Monumenti u krijua nga Haris Pasoviç, i famshëm për krijimin e filmit Në pritje të Zotit. Turma e veshur me të kuqe, simbolizonte gjakun i cili rridhte në lumë. Aty u vendosën disa lule dhe u gërvishtën emra të atyre që vdiqën.

Por 90% nga 100.000 të vdekurit e luftës në Bosnje dhe Hercegovinë nuk ishin viktima të rrethimit të Sarajevës. Ekzistojnë edhe vende të cilat bota i ka harruar: Visegradi, Foca, Vlasenica, Prijedor… dhe sigurisht, Srebrenica.

Brenda tre muajve pas këtij vikendi, serbët e Bosnjës kishin filluar një aksion si stuhi duke i sulmuar fshatrat myslimane dhe kroate. Për mua, më dukej se nderi im ishte sfiduar, dhe me çdo kusht doja që të zbuloja ekzistencën e kampeve të koncentrimit, të cilat ishin krijuar në pjesën veri-perëndimore të Bosnjës, në të cilat mijëra jo-serbë ishin mbledhur me forcë, ishin vrarë, torturuar e përdhunuar.

Unë fillova të mbaja kontakte me ata që mbijetuan dhe me ata të cilët ishin trashëgimtarë të të mbijetuarve, pra fëmijët e tyre. Ata ishin shpërndarë në Evropë dhe Amerikë, të tmerruar nga historitë e prindërve të tyre. Në Bosnje nuk kishte llogaridhënie, askush nuk ishte burgosur ose gjykuar për ato krime të tmerrshme, madje as në tribunalin e Hagës.

Gjatë kohës, unë vërejta se ata kishin ndërtuar jetët e tyre, ose të paktën tentonin. Unë shkova në një dasmë, në të cilën një djalë i refugjati që jetonte në Zvicër, po e martonte djalin me vajzën e një refugjati tjetër nga Amerika, e që më parë ishin fqinj.

Pajtimi dhe zgjidhja e pasluftës, janë fjalë të cilat kohëve të fundit përmenden shumë në arenën ndërkombëtare, por që në fakt janë edhe gënjeshtra, Plagët e hapura dhe ankthet e asaj kohe, krijojnë një pajtim të fantazuar, por e forcojnë dëshirën, familjen dhe të qeshurat e familjes.

Historia e Fikret Akiç – Ish i burgosur i kampit Trnopolje

“Unë jam një njeri që qesh shumë. Pra jetën ma shpëtuan shakatë e mia”

Kush mund ta harronte imazhin e Fikret Akic, i cili u fotografua prapa grilave të Trnopolje?

Unë e takova Fikretin në Slloveni në vitin 1993. Ai tha se ishte “duke folur me pemët – me njerëz imagjinarë, çfarë lloj njeriu do të donte që të bënte miqësi me pemët?

Jeta e tij u bë e turbullt, një i mbijetuar i një aksidenti në Danimarkë para luftës, mbi të gjitha i mbijetuar i një lufte.

E takova Fikretin disa herë kur shënohej përvjetori i luftës. Fikreti çdo herë ishte njeri i hareshëm, pak i ndrojtur por me humor të hollë.

Në vitin 2008, ai më dërgoi tek vendi ku po ndërtohej shtëpia e tij e fëmijërisë. Ai e kishte dhënë këtë premtim shumë më herët.

Vitin e kaluar, Fikreti më përshëndeti me fjalët: “Nuk kam fjetur Eddi”. Ai jo vetëm se po e ndërtonte shtëpinë e fëmijërisë së tij për nënën e tij, ai po e ndërtonte edhe një shtëpi për familjen e tij, ku planifikonte të jetonte. Por kishte një problem. Vëllai i tij kishte humbur mendjen. Ai një mëngjes ishte zgjuar duke folur për kampin, dhe që nga ai moment, ai kurrë nuk u ndal duke folur për atë vend. Nëna e tij, e kishte kaluar shumicën e jetës duke e dërguar në spitale psikiatrike të Danimarkës.

E pyeta Fikretin: Pra si ia dole ti, si mbijetove?

Ai u përgjigj me kujdes: “Dy gjëra. Njëra: Unë jam njeri që qesh shumë. Pra jetën ma shpëtuan shakatë e mia. Unë mbijetova falë shakave të mia të cilat ishin në fakt më shumë pikëlluese sesa qesharake. Por nëse nuk do të dija të qeshja, nuk do ia dilja. Ne jemi njerëz të qeshur këtu në Bosnje, dhe kështu mbijetova.”

“Dhe cila është gjëja tjetër që qëndroi mes teje dhe vdekjes?” e pyeta unë.

Ai i kryqëzoi duart e tij dhe tha: “Ky vend. Këtu në vukojebina”, e që në gjuhën boshnjake e kishte kuptimin “ku ujqërit bëjnë marrëdhënie”. “Po të mos ishte ky vend, do të isha i vdekur që moti”.

Historia e Azra Blazevic dhe Edina Strikovic – të cilat me familje ishin në Trnopolje.

“E ndjej se duhet ta mbaj të gjallë anën time boshnjake, ta mbaj gjallë kulturën”.

Në kampin e Trnopoljes, Azra Blazeviç, u detyrua të shërbente në “qendrën mjekësore”, që t’i trajtonte ata të cilët rriheshin nga gardianët e kampit. Jashtë kamerës, Azra tha: “Është keq që të frikësohesh. Ata vrasin, ata torturojnë … merre këtë” dhe më zgjati në dorë një film të pa publikuar. Përmbante pamje të tmerrshme të njerëzve të rrahur që kishin ardhur në qendrën mjekësore, të cilët në fshehtësi ajo i kishte incizuar.

Katër vite më vonë, erdhi koha që ajo të dëshmonte në Hagë për krimet e serbëve, saktësisht kundër Dusko Tadiç, i cili kishte torturuar, vrarë dhe rrahur të pafajshmit në kamp. Dëshmitarët kishin arritur në hotelin Bel Air, ku edhe në të shumtën e rasteve qëndronin edhe delegacionet shtetërore, dhe unë e vërejta një grua e cila ishte më e mbledhur dhe e kthjellur nga të tjerat. Azra, mendova me vetën, Azra nga Trnopolje këtu? “Po” tha ajo, “jam unë”.

Nga kutia e dëshmitarëve, Azra Blazeviç filloi që ta tregojë historinë e jetës në kamp, përdhunimet masive të vajzave të reja.

Ajo tani jeton në SHBA. Gjatë mëngjesit së Pashkëve të vitit 2011, treni im nga qyteti i Kansas u nis drejtë Kirkwood dhe aty ishte Azra. Në SHBA, ajo tha “njerëzit e duan idenë e progresit – i bën njerëzit më të lumtur nëse bota po bëhet më e mirë, këta këtu i duan përfundimet e lumtura. Unë me dashuri u ftova në një festë Krishtlindjeje dhe dikush më pyeti: ‘Çfarë ndodhi në Bosnje?’ i thashë: ‘Vërtetë do që unë të ta tregojë për pesë minuta historinë në natën e Krishtlindjeve?’”.

Duke udhëtuar në SHBA dhe Evropë për të takuar të mbijetuarit, Unë udhëtova me Edina Strikovic, vajzën e Azras, e cila gjatë kohës së luftës, ishte një fëmijë në kamp. Edina, u rrit në Gjermani dhe SHBA, më foli për jetën dhe duke e ditur për vuajtjet e popullit të saj, më tha “E ndjej se duhet ta mbaj të gjallë anën time boshnjake, ta mbaj gjallë kulturën. Ta mbaj gjallë kujtimin e gjeneratave më të vjetra. Gjeneratës së prindërve të mi: ata mbijetuan, por mendja i qëndron në kohën e luftës”.

Historia e Jadranka Cigelj – E mbijetuar e kampit Omarska, tani jeton në Zagreb

“Ata kurrë nuk ma morën krenarinë. Madje as me sulme seksuale. Unë isha një objekt”

Përdorimi i përdhunimeve si mjet për terrorizimin e Omarskës, nuk është shumë i njohur gjersa një video incizim u bë në vitin 1996, i titulluar Thirrja e Fantazmave në të cilën dy gra, Jadranka Cigelj dhe Nusreta Sivac, folën për herë të parë për abuzimet seksuale në kamp.

Gratë treguan se si në mes të gjumit, vinin policë e i merrnin nga dhoma e madhe ku qëndronin të gjitha gratë, dhe na dërgonin në një dhomë në fund të korridorit, ku na dhunuan në dysheme.

Madje dhunimet bëheshin në bazë të hierarkisë, ata që ishin komandantë i zgjidhnin vajzat më të mira, ndërsa ata të cilët kishin gradën më të vogël, e merrnin cilën do grua që mundeshin. Ato më të bukura ruheshin për komandantët. Komandanti i Omarskas, Zeljko Mejakic, e kishte rezervuar një vajzë të re, e cila quhej Jadranka Cigelj.

“Gjatë natës, gardianët vinin dhe më merrnin” tha ajo. Natës, gjatë orës 9:30 dera u hap dhe ishte komandant, Zeljko Mejakic, dhe ai ma thirri mbiemrin tim.

“Unë e ndoqa atë dhe shkuam në dhomën ku ai më shtriu mua. Aty ishin gjashtë burra të tjerë që më ofendonin, dhe Mejakic më detyroi që të shtrime në dysheme, dhe ma morri tërë lirinë time.” shtoi ajo.

“Kjo vazhdoi për katër orë, pas së cilave mua më kthyen në dhomë. Unë nuk i thash askujt se çfarë ndodhi me mua, dhe askush nuk më pyeti – ishte një rregull e pa thënë, që ne nuk do të tregonim se çfarë ndodhte gjatë kohës kur ata na merrnin.”

Verën e kaluar, një tren nga Zagrebi arriti në stacionin e Prijedorit. Kur dera u hap, Cigelj doli nga aty dhe u nis për në vendin ku ishte rritur dhe prej të cilit ishin dërguar në Omarska. Ajo qëndronte aty me krenari: e veshur elegante dhe me kujdes, me pamje të bukur që nuk i jepte mundësi askujt të mendonte se ajo kishte vuajtur në jetë.

Jadranka po e vizitonte një shoqe të sajën, të cilën e kishe takuar në kamp, Hasiba Harambasiç. E mbaj mend, se kur e takova Hasiban, ajo më tha “Çfarë më ndodhi mua, është gjëja më e keqe që mund të ndodhë”.

“Krenarinë nuk ma kishin marrë nga abuzimi psikik ose rrahja brutale. Por kur ata më dhunuan seksualisht, ma morën edhe pikën e fundit të krenarisë. Kur ma bënë atë, mendova me vete: ‘Mbarova. Vdiqa nga brenda’” tha Hasiba.

Jadranka iu përgjigj me butësi: “Kështu për mua nuk është. Ata kurrë nuk ma morën krenarinë. Madje as me sulme seksuale. Unë isha një objekt jo subjekt, dhe subjekti mban krenarinë e tij”.

“Krenari është që ta shikosh në sy dhunuesin tënd, që ai ta dijë se çfarë ja bërë, dhe çfarë njeriu është ai. Nëse do e lejoja që ta bënte atë për një copë buke, në atë moment do më merrej krenaria. Por me forcë. JO” tha Jadranka.

Ajo shtoi se: “Kjo më identifikonte mua” dhe e nxori nga gjepi një kartë të identitetit, të cilën e kishte ruajtur nga ajo kohë: Një fytyrë e njomë, mollëza të larta, flokë të zeza dhe shumë e bukur.

“Gjashtë muaj pasi që u shkrep kjo foto, unë e kisha gjetur veten në Omarska. Isha e bukur, e divorcuar, intelegjente dhe e suksesshme – FAJTORE!” tha ajo.

Historia e Satko Mujagiç – I burgosur në kampin Omarska

“Ishte një lloj tjetër britme: një njeri e di që nuk do të ndalojë”

Në tribunalin e krimeve të luftës në Hagë, dëshmitarët treguan dëshmitë tmerruese të torturave në Omarska, të tilla se një rast kur një i burgosur ishte detyruar që të kafshonte testikujt e një tjetrit, i cili e kishte emrin Emir Karabasiç, ndërkohë që gardianët qeshnin. Satko Mujagiç, ishte i dashuri i mbesës së Karabasiçit.

Ai më tregoi se dy ditë para këtij rasti “Emiri ishte në dhomën tonë, i rrahur aq keq sa nuk mund të ecte dhe me sa dukej e dinte që diçka e tmerrshme do të ndodhte. Me ne ishte një njeri i quajtur Hamdija, i cili e pyeti Emirin: ‘Çfarë të kanë bërë?’ dhe Emiri i tha: ‘Asgjë në krahasim se çfarë do të ju bëjnë juve në vazhdim’. Një i burgosur ia dha atij xhaketën, duke i thënë se ‘do të të mbrojë pak’ por Emiri tha: ‘Nuk kam nevojë më për asgjë’”.

“Ne e dëgjonim këngën që ata e lëshonin gjatë kohës që i bënin këto gjëra: është një këngë e të famshmit Sinan Sakic, e quajtur ‘Pusti Me Da Zivim’ – Më lini të jetoj. Ai po bërtiste për 35 minuta, dhe ne vetëm e dëgjonim. Ishte një lloj tjetër e britmës së një rrahje normale, britma e një njeriu që e di se dhimbja e tij nuk do të ndalet, dhe është vetëm çështje minutash kur atij do t’i ndryshonte jeta. Nuk mund të kishte më trashëgimtarë” tregoi Mujagiç.

Satko tani jeton në Holandë. Ai e mësoi holandishten shpejtë, luan basketboll, dhe kishte studiuar juridik në Universitetin e Amsterdamit.

“Por kishte momente: Kur i mbusha 21 vjet e organizova një festë. Ndërkohë që të gjithë e festojnë ditëlindjen me lumturi, unë dola në mes të natës, dhe fillova të vrapoja e të qaja. Qaja me zë”. tha ai.

Historia e Dzemal Paratusiç – i burgosur në kampin Omarska

“Çfarë më ndodhi mua në atë kohë në kamp, ka bërë që unë tani të mos ndjejë dhimbje”

Nën armët e rrëmbyesve, të burgosurit e kampit Omarska ishin shumë të frikësuar që të flisnin. Por një burrë që po qëndronte i ulur në karrige, më tha “Unë nuk dua të të gënjej, por as të vërtetën nuk mund ta them”. Emrin e kishte Dzema Paratusiç. Kur vitet kalonin, unë shqetësohesha se biseda jonë do të i kushtonte atij me jetë.

Pastaj, në vitin 2004, e takova atë në një takim në Londër ku flitej për Bosnjën, Dzemali hyri brenda në sallë: Për pak sa nuk më lëshoi karriga.

Ai ishte njëri ndër të parët e 68 të mbijetuarve të kampit Omarska i cili u evakuua, dhe iu dha azil në Britani.

Dzemal kishte punuar në industrinë e çelikut në kohën e Jugosllavisë. Tani jeton në Borehamwood, ka gjetur një punë si vozitës për njerëzit me aftësi të kufizuar.

Në fund të luftës, popullsia e mbijetuar e fshatit të Dzemalit ishin shpërndarë në Evropë. Shtëpia e tij e fëmijërisë, ku babai i tij ishte vrarë dhe nëna i ishte dëbuar, ka mbetur nën rrënoja. “Dua ta rindërtoj atë shtëpi” tha ai. “Dua që nëna ime ta shohë; dhe do të doja që një ditë të jetojë aty – larg nga njerëzit, largë nga të gjithë, i rrethuar vetëm nga natyra.”

Vitin e kaluar, unë u ktheva në Borehamwood, që të flas me Dzemailin për mbijetesën dhe dëshminë e tij.

“Problemet filluan kur unë u ktheva në përvjetorin e kampit të Omarskas: mu kthye koha mbrapa, e kisha të pamundur të flija – fjeta vetëm për një orë çdo natë, dhe pastaj flija përsëri në mëngjes. E pyeta veten: çfarë po ndodhte me mua gjatë kohës në kamp që nuk ndjeja dhimbje? Çfarë mund të i kenë bërë trupit dhe mendjes sime? Dhe rastësisht, u ndesha me mendimet e mia se nuk jam as i pari e asi i fundit” tha ai.

Këtë shkrim, e ka shkruar për The Guardian, Ed Vulliamy, gazetar dhe reporter i BBC në Bosnje dhe Hercegovinë gjatë kohës së luftës. Të gjitha dëshmitë, ai i ka mbledhur në librin e shkruar nga ai, të titulluar “Lufta vdiq, rroftë lufta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat