Bashkimi Evropian paditet për vdekjet e imigrantëve në det

Evropë

Bashkimi Evropian paditet për vdekjet e imigrantëve në det

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 11:03
Foto ilustrim

Sipas një padie të hollësishme që është dorëzuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve, Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare të këtij blloku duhet të ndiqen penalisht për vdekjen e mijëra imigrantëve që janë mbytur në Detin Mesdhe.

Në dokumentin me 245 faqe bëhet thirrje për masa ndëshkuese për politikën e Bashkimit Evropian të ndalimit të migrantëve pas vitit 2014, e cila besohet se i ka sakrifikuar jetët e imigrantëve që ndodheshin në det, me qëllimin e vetëm që t’i zmbrapsin të tjerët nga kërkesa për shkuarje në Evropë.

Kjo padi është e drejtuar kundër Bashkimit Evropian dhe shteteve anëtare që kanë pasur rol të rëndësishëm në krizën e refugjatëve, përfshirë Italinë, Gjermaninë dhe Francën.

Dokumenti akuzues, sipas të cilit zyrtarët dhe politikanët me vetëdije kanë krijuar rrugën më vdekjeprurëse të imigrantëve në botë që solli vdekjen e më shumë se 12 mijë njerëzve, është përgatitur nga disa avokatë me përvojë ndërkombëtare.

Dy autorët kryesorë të kësaj padie janë Juan Branco, i cili më parë ka punuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve dhe Ministrinë e Jashtme të Francës, dhe Omer Shatz, avokat izraelit që ligjëron në një universitet të Parisit.

Në këtë dokument nuk përmenden emra konkretë të politikanëve, por citon burime diplomatike dhe komente të udhëheqësve shtetërorë, përfshirë Angela Merkelin dhe Emanuel Makronin, shkruan “The Guardian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat