Macron: Afati i fundit për largimin e Britanisë së Madhe nga BE më 31 tetor

Evropë

Macron: Afati i fundit për largimin e Britanisë së Madhe nga BE më 31 tetor

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 19:38
Emmanuel Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi sot se 31 tetori i këtij viti duhet të jetë afati përfundimtar për tërheqjen e Britanisë nga Bashkimi Evropian.

“Mendoj se ky është afati përfundimtar, pasi nuk dua që Komisioni i ri dhe autoritetet ekzekutive të merren me këtë çështje", tha Macron duke iu referuar emërimit të shefave të ri të institucioneve kryesore në BE.

Ai tha se beson se vonesa e mëtejshme do të ishte një gabim i madh, i cili, sipas tij, shihet gjithmonë si një negociator i vështirë kur bëhet fjala për Brexit.

“Por unë mbështes një rol të tillë”, tha Macron.

Kreu i shtetit francez ka lënë "derën e hapur" për një lëvizje tjetër të fundit për Brexit nëse Britania vendos të kërkojë afat shtesë.

"Kjo është e mundur vetëm nëse kemi një perspektivë për një referendum të ri apo një plan krejtësisht të ri që do të ishte i pranueshëm për të gjithë pjesëmarrësit në negociata", tha Macron dhe arriti në përfundimin se çdo përpjekje e mundshme nga Britania për të rinegociuar marrëveshjen ekzistuese, përfshirë edhe ‘mekanizmin për Irlandën’ do të përfundojë pa sukses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat