Vritet me armë në derën e shtëpisë politikani i partisë së Merkelit

Evropë

Vritet me armë në derën e shtëpisë politikani i partisë së Merkelit

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 08:55
Vritet me armë në derën e shtëpisë politikani i partisë së Merkelit

Kryetari i këshillit të qarkut në qytetin Kassel të Gjermanisë, është vrarë me armë zjarri. Walter Lubcke 65 vjeç u gjet i vdekur me një plumb në oborrin e shtëpisë së tij. Policia gjermane e ka përjashtuar vetëvrasjen si mundësi, por thotë se nuk ka asnjë motiv përse anëtari i partisë së Merkel, CDU, të jetë vrarë.

“Ende nuk kemi të dhëna për autorët dhe mbi të gjitha asnjë motiv, tha shefja e zyrës së krimeve, Sabine Thurau. Prokurorët refuzuan që të jepnin më shumë informacione, por thanë se arma e përdorur për vrasjen e politikanit është një armë me rreze të shkurtër. Që do të thotë se 65-vjeçari është qëlluar nga një distancë e afër me plumb në kokë.

Sipas BBC, Walter Lubcke kishte marrë kërcënime me vdekje pasi kishte dalë në mbështetje të refugjatëve në Gjermani dhe ishte shprehur publikisht për t’u ofruar atyre strehim. Pas kërcënimeve që kishte marrë, atij iu ofrua mbrojtje personale

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat