Trump: May të qëndrojë kryeministre

Evropë

Trump: May të qëndrojë kryeministre

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 11:43
Foto

Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi sot në Londër se kryeministrja britanike Theresa May duhet "të qëndrojë", në mënyrë që Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe të bëjnë një marrëveshje tregtare.

Takimi i dy zyrtarëve do të mbahet sot në Londër vetëm pak ditë para se May do të largohet nga detyra të premten si lidere e Partisë Konservatore, që do të thotë edhe nga posti i kryeministres.

Prioriteti kryesor i të dy liderëve është marrëveshja e mundshme dypalëshe e tregtisë që do të hyjë në fuqi kur Britania e Madhe të dalë nga Bashkimi Evropian.

Para takimit me krerët e biznesit, Theresa May tha se marrëdhëniet ekonomike midis dy vendeve mund të zgjeroheshin dhe se marrëveshja tregtare mund të ishte e mirë për të dy palët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat