Kryeministri italian: Mos u grindni ose jap dorëheqje

Evropë

Kryeministri italian: Mos u grindni ose jap dorëheqje

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 16:07
Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, i ka paralajmëruar dy partitë populiste të këtij vendi se do të japë dorëheqje nëse ato nuk i japin fund luftës me fjalë mes vete.

Conte tha se këto parti duhet t’i respektojnë obligimet e qeverisë ose ai thjesht do t’i japë fund mandatit.

Koalicioni i përçarë mes partisë “Lidhja” dhe partisë “Pesë Yjet” është përballur me probleme për shkak të disa çështjeve.

Italia përballet me vendime të vështira lidhur me shpenzimin e parasë publike dhe Conte po kërkon qetësi në kabinet për t’i vazhduar bisedimet me Bashkimin Evropian për borxhin.

Duke folur në një konferencë për gazetarë, Conte kërkoi bashkëpunim besnik mes ministrave të qeverisë dhe tha se kërkon përgjigje të shpejtë për këtë kërkesë.

Sidoqoftë, Matteo Salvini, kryetar i partisë “Lidhja”, tha se nuk ka për qëllim ta rrëzojë qeverinë. Ai shtoi se reformat duhet të çohen përpara, përfshirë ato për më shumë autonomi për autoritetet rajonale.

Javën e kaluar, Salvini tha se pret që Bashkimi Evropian t’ia japë një gjobë të madhe Italisë për shkak të rritjes së borxhit publik dhe i bëri disa komente tjera kundërthënëse për këtë çështje në rrjetet sociale, shkruan “BBC”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat