Aksidentohet tramvaji me 50 udhëtarë në Dyseldorf, më shumë se 20 persona të lënduar

Evropë

Aksidentohet tramvaji me 50 udhëtarë në Dyseldorf, më shumë se 20 persona të lënduar

Nga: A.Zh Më: 5 qershor 2019 Në ora: 08:55
Pamje nga aksidenti

Më shumë se 20 persona janë lënduar në një aksident tramvaji në Dyseldorf të Gjermanisë, shumica e tyre lehtë.

Tramvaji, i cili kishte rreth 50 pasagjerë, u përmbys të martën në mbrëmje nga një shkak i panjohur në rrethin e Lierenfeld, kanë njoftuar autoritetet, shkruan “20minuten”, përcjell Bota sot.

Dy persona janë lënduar më rëndë, ndërsa 20 të tjerë më lehtë.  Ata u dërguan në spitale nga shërbimi i ambulancës.

Asnjë automjet tjetër nuk ishte përfshirë në aksident. Shpëtimi i të lënduarve nga aksidenti i tramvajit zgjati deri në orët e vona të natës.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat