Rusia lanson raketen hipersonike, shikoni shpejtësinë marramendëse

Evropë

Rusia lanson raketen hipersonike, shikoni shpejtësinë marramendëse

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 09:11
Ilustrim

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë të martën ka thënë se ka testuar suksesshëm lansimin e një sistemi raketor hipersonik me precision që nuk është parë ndonjëherë më parë, shkruan agjencia e lajmeve Fox.

Lansimi u bë në Sary-Shagan, një vend testues raketor në Kazakistan.

Në një video të lëshaur në rrjetin social Twitter në faqen e saj zyrtare, Ministria e Mbrojtjes tregon momentin e lansimit.

Mediumi Russia-24 ka raportuar se kjo do përdoret për mbrojtjen e hapësirës ajrore ruse në reast të ndonjë sulmi.

Raketat hipersonike mund të lansohen nga toka, deti apo ajri dhe mund të fluturojnë me shpejtësi nëntë herë më të madhe se zëri. Në SHBA teknologjia hipersonike ka ngelur pak prapa për shkak të mungesës së prioritet nga qeveria amerikane por që në vitet e fundit kjo ka ndryshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat