Veteranëve të “D-Day” do t’u bashkohen në Francën veriore edhe Theresa May, Donald Trump e Emmanuel Macron, për një ditë të dytë ngjarjesh në shënimin e 75-vjetorit të zbarkimit në Normandi.
May dhe presidenti francez do të marrin pjesë edhe në ceremoninë e përurimit të një memoriali në nder të trupave britanike, që humbën jetën në betejën e Normandisë.
“D-Day” ishte fillimi i çlirimit të Europës Perëndimore të pushtuar nga nazistët. Me qindra veteranë janë mbledhur në Normandi për përvjetorin e operacionit më të madh të kombinuar tokë-ajër-det në histori.