Xi Jinping, diplomaci “pandash” në Moskë krah Putinit

Evropë

Xi Jinping, diplomaci “pandash” në Moskë krah Putinit

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 12:54
Xi Jinping dhe Vladimir Putin

Xi Jinping ka gjetur mikun e tij më të mirë. Presidenti kinez e ka cilësuar homologun rus, Vladimir Putin, si shokun e tij të ngushtë në vizitën treditore në Moskë, që është fokusuar te tregtia dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.

Vizita vjen ndërsa marrëdhëniet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara janë trazuar nga një luftë e ashpër tregtare.

Rusia, në anën tjetër, i ka hedhur sytë nga Lindja vite më parë, pasi lidhjet me Perëndimin u tensionuan si pasojë e konfliktit në Ukrainë.

Të dyja palët kanë nënshkruar një paketë marrëveshjesh tregtare, ndërkohë që Xi Jinping ka dhuruar edhe dy panda për Kopshtin Zoologjik të Moskës.

Aleanca mes dy vendeve është përforcuar, që kur Moska dhe Pekini e panë veten të distancuara nga Europa, e veçanërisht nga SHBA.

Vizita e Xi Jinping në Moskë ka thelluar edhe më shumë bashkëpunimin ushtarak dhe ekonomik, me marrëveshjen kyçe të nënshkruar për lejimin e gjigandit teknologjik kinez, Huawei, për të zhvilluar rrjetin 5G në Rusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat