Opozita fiton zgjedhjet në Danimarkë

Evropë

Opozita fiton zgjedhjet në Danimarkë

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 18:28
Danimarkë

Kryeministri i Danimarkës Lars Lokke Rasmussen dha dorëheqhen sot (të enjten) pas fitores së fuqishme të opozitës Social Demokrate në zgjedhjet e së mërkurës. Premtimi i opozitës për rritjen e mirëqënies bindi votuesit e lodhur me masat shtrënguese ekonomike për të cilat druheshin se do të dëmtonin modelin e famshëm social të atij vendi. Mbrojta e mjedisit po ashtu ishte një çështje madhore për votuesit danez si edhe imigracioni. Siç na njeh materiali në vazhdim, të gjitha partitë kryesore premtuan masa më të rrepta për imigracionin.

Mette Frederiksen drejton të ashtuquajturin “blloku i kuq”, të përbërë nga pesë parti të qendrës së majtë. Pas hedhjes së votës të mërkurën, ajo tha se ishte gati të formonte qeverinë.

“Populli danez ka pritshmërinë se shumica e re do të sjellë politika të reja, dhe kjo është ajo që shpresoj të shoh.”

Kryeministri i dorëhequr, Lars Lokke Rasmussen i Partisë Liberale, tha se qeveria e udhëhequr nga Social Demokratët do të jetë shumë e varur nga partitë e majta.

“Do të thotë se politikat ekonomike do të jetë krejt ndryshe. Nuk do të jetë një politikë drejt begatisë dhe rritjes. Kjo do të çojë drejt një situatë ku Danimarka do të jetë më e varfër dhe jo më e pasur.”

Ndryshimet klimatike zunë një vend të rëndësishëm për votuesit, kryesisht tek të rinjtë.

“Të rinjtë dhe të gjithë kanë përgjegjësinë të votojnë për politikanët që janë të gatshëm të trajtojnë ndryshimet klimatike ashtu siç janë, një katastrofë klimatike ose një emergjencë klimatike”, thotë Oskar Charlie Dahlin që votoi për herë të parë.

Tjetër çëshjte e rendësishme ishte imigracioni. Shumë danez filluan të shohin fluksin e madh të emigratëve si një kërcënim për programet e tyre të mirëqënies sociale. Duke mbështetur një qëndrim më të ashpër ndaj imigracionit, Social Demokratët dobësuan mbështetjen për partitë e djathtat të vijës së ashpër, thotë analistin danez Kasper Moller Hanser.

“Gjatë tre viteve të fundit kanë ndryshuar më shumë se gjatë 30 viteve të mëparshme. Kemi parë që Social Demokratët janë bërë më të djathtë, më të ashpër ndaj emigracionit...dhe kjo i ndihmoi ata në marrjen e shumë votave nga të djathtët.”

Social Demokratët po ashtu tërhoqën më shumë votues me premtimet për rritjen e taksave për të pasurit dhe shpenzimeve për shërbimet publike. Trine Flensborg Madsen është profesore në Univeristetin Copenhagen.

“Kemi tre fëmijë dhe nuk mendoj se kujdesja për ta në çerdhe dhe kopështe është aq mira sa duhet. Nuk ka punonjës të mjaftueshëm. Kjo është e rendësishme për ne. Duhet të kujdesemi për fëmijët e vegjël, për të ardhmen.”

Partitë e qendrës së majtë kanë arritur fitore edhe në dy vende të tjera nordike, Finlandë dhe Suedi./voa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat