Macron lexon letrën e fundit emocionuese të luftëtarit së Rezistencës Franceze: Do të vdes për vendin tim

Evropë

Macron lexon letrën e fundit emocionuese të luftëtarit së Rezistencës Franceze: Do të vdes për vendin tim

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 23:47
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron

Liderët botërorë kanë shënuar 75 vjetorin e Ditës D, e cila i referohet zbarkimit të trupave aleate në Normandi, që i parapriu çlirimit të Francës nga forcat Naziste.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në fjalimin e tij e lexoi një letër të një luftëtari të Rezistencës Franceze, Henri Fertet, i cili ishte ekzekutuar në moshën 16 vjeçare nga ushtria naziste.

Në letër thuhej: “Unë do të vdes për vendin tim. Unë dua që Franca të jetë e lirë dhe francezët të jenë të lumtur”.

Në vazhdim gjeni një pjesë të letrës që luftëtari ia dërgoi prindërve të tij

Të dashur prindërit e mi,

Letra ime do të jetë burim i një pikëllimi të madh për ju.

Por unë kam parë shumë guxim tek ju, andaj vazhdoni kështu. Nëse për asgjë, për dashurinë që e keni për mua. Unë do të vdes për vendin tim. Unë dua që Franca të jetë e lirë dhe francezët të jenë të lumtur, e jo të pavlerë. Franca, shteti i parë i botës, por një Francë punëtore dhe e sinqertë. Qoftë i lumtur populli francez. Këto janë çështjet kryesore. Gjatë jetës, njeriu duhet të jetë në kërkim të lumturisë.

Mos u shqetësoni për mua. Unë do ta mbaj guximin dhe disponimin tim të mirë deri në fund dhe do të këndoj “Sambre et Meuse” sepse je ti e dashura nëna ime e vogël që ma mësove mua.

Ushtarët po vijnë të më kapin mua. Unë e nxitova paqen time. Shkrimi im ndoshta tregon pak se më dridhet dora, por është për shkak se e kam një laps të vogël. Unë nuk i frikësohem vdekjes, vetëdija ime është shumë e qartë.

Lamtumirë, vdekja po më thërret. Nuk e dua një shirit në kokë, e as nuk dua të lidhem.

Ju puth të gjithëve.

Është ende e vështirë të vdes. Mijëra puthje.

Rroftë Franca.

Në këtë ngjarje, po marrin pjesë Mbretëresha Elizabeth II e Britanisë së Madhe, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe liderë të tjerë të shteteve aleate, gjithashtu edhe kancelarja gjermane Angela Merkel iu bashkua ceremonisë e cila mbahej në qytetin Portsmouth në Anglinë Jugore.

Në këtë ditë, para 75 viteve, 10.000 u vranë ose u plagosën, si pjesë e ofensivë së forcave aleate të cilat marshuan për në Berlin, e që arritën aty pas 10 muajsh.

Trupat britanike dhe amerikane zbarkuan në pesë plazhe të Normandisë (Krahinë e Francës) në natën mes 5 dhe 6 qershorit të vitit 1944, ku aty luftuan me forcat naziste.

Rezistenca franceze i ndihmoi forcat aleate, duke shërbyer si spiunë, duke sabotuar dhe shkatërruan infrastrukturën gjermane, përfshirë këtu linjat e hekurudhave, të cila përdoreshin për dërgimin e ushtarëve nazistë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat