Kisha Ortodokse Serbe akuzon Malin e Zi se po konfiskon pronën e Kishës

Evropë

Kisha Ortodokse Serbe akuzon Malin e Zi se po konfiskon pronën e Kishës

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 11:56
Kisha Ortodokse Serbe akuzon Malin e Zi se po konfiskon pronën e Kishës

Para votimit në Parlament për ligjin e ri për komunitetet fetare, Kisha Ortodokse Serbe ka akuzuar qeverinë e Malit të Zi se po përgatitet të konfiskojë tokën e Kishës, dhe janë zotuar se do ta mbrojnë atë me jetën e tyre.

Tensionet mes qeverisë së Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe, janë rritur pasi njëri nga peshkopët tha se priftërinjtë janë gati ta mbrojnë pronën e Kishës me jetë nese qevria tenton të konfiskojë atë.

Peshkopi, Joanikije Budimlja-Niksiç tha se autoritetet malazeze janë më të këqija ndaj Kishës se sa regjimi komunist në ish-Jugosllavi, duke akuzuar qeverinë se po planifikon të legalizojë çfarë ai e quajti grabitje e pronës së Kishës, dhe u zotua se do të rezistojnë.

“Mos prisni që ne të largohemi paqësisht. Ne nuk do të armatosemi por do ta mbrojmë pronën me jetët tona. Kur vie te ajo, nuk ka më rregulla. Nuk jam duke e frikësuar askënd, vetëm po them se si është” i tha peshkopi një televizioni lokal.

Bisedat e ashpërsuara vijnë pas Qeveria në Podgoricë, aprovoi një draft ligj në lirinë e fesë ose besimit në statusin ligjor të komuniteteve fetare më 16 maj.

Draft ligji ka ngritur kritika nga komuniteti i 5-të fetar më i madh në Mal të Zi, Kisha Ortodokse Serbe.

Mospajtimet e reja me Kishën, u shfaqën pasi shteti zbuloi një listë të të gjithë objekteve fetare dhe vendeve të shenjta që më herët ishin pronë e Mbretërisë së Malit të Zi, para se të humb pavarësinë e tij dhe të bashkohej me Mbretërinë e re Serbo-Kroate-Sllovene të dominuar nga serbët, që më vonë u emërua Jugosllavia më 1918.

Ligji i ri thotë se komunitetet fetare mund të marrin pronësinë e pronës së tyre nëse kanë fakte për pronësi. “Nëse nuk ka fakte të tilla, atëherë është çështje e pronës së krijuar dhe në pronësi të shtetit malazez dhe përfaqëson trashëgiminë kulturore të gjithë qytetarëve. Këto prona do të futen si thesarë kulturorë, që është pronë e shtetit të Mali të Zi” thuhet në draft ligj.

Kisha Ortodokse Serbe thotë se nuk është konsultuar kur është shkruar projekt ligji dhe akuzon qeverinë se po provon të vendosë kishën nën kontrollin e saj. Pasi që Mali i Zi tash për tash nuk ka një ligj për komunitetet fetare, lë hapësirë për interpretime të ndryshme mes qeverisë dhe Kishës Ortodokse Serbe kur bëhet fjalë për të drejtat e pronës.

Para debatit në Parlament, Komisioni i Venecias, organi më i lartë këshillëdhënës ligjor i Këshillit të Evropës, pritet të jap opinionin e tij.

Marrëdhëniet mes qeverisë dhe Kishës Serbe historikisht kanë qenë të ndara, kryesisht për arsye se qeveria e sheh Kishën si një dorë të zgjatur të Serbisë, dhe kundërshtare e pavarësisë së Malit të Zi, e cila erdhi pas një referendumi në vitin 2006.

Kisha Ortodokse Serbe e sheh qeverinë properëndimore të Malit të Zi si armiqësore rreth trashëgimisë serbe në këtë shtet, shkruan BalkanInsight.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat