Qeveria italiane vazhdon si më parë

Evropë

Qeveria italiane vazhdon si më parë

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 14:00
Matteo Salvini dhe Luigi Di Maio

Matteo Salvini, Luigi Di Maio takohen për të ardhmen e koalicionit

"Përparësi ekonomisë, uljes së taksave, rritjes ekonomike"

Debate për shmangien e penalitetit 4 mld dollarë për borxhin

Dy zëvendëskryeministrat e Aleancës Qeverisëse në Itali, Mateo Salvini dhe Luixhi Di Maio, kanë konfirmuar se do të bëjnë të pamundurën për të mos cënuar koalicionin e tyre. Në takimin e parë përballë njëri-tjetrit pas më shumë se dy muajsh, aleatët thanë se objektivi i tyre do të jetë përmbushja e zotimeve ekonomike.

Pas disa muajve polemikash dhe kundërakuzash të nisura me fushatën elektorale për zgjedhjet europiane, dy krerët e koalicionit qeverisës në Itali janë zotuar të mos rrezikojnë stabilitetin e vendit.

Në përfundim të takimit kokë-më-kokë, zëvendëskryeministrat Mateo Salvini dhe Luixhi di Maio dhanë fjalën të enjten se do të bëjnë ç'është e mundur që qeveria të vazhdojë si më parë.

Dy aleatët thanë se tanimë përparësi do i jepet ekonomisë.

Salvini-Maio tha  se:"Objektivat që duhet të realizojmë janë ulja e taksave përmes masave të jashtëzakonshme, ulja e papunësisë, rroga minimale si edhe rritja ekonomike. Gjithashtu do të nisim një dialog konstruktiv me Europën, që i vë italianët në qendër të vëmendjes, pas shumë vite qeverisjeje pasive."

Dy kryetarët e partive "Lidhja" dhe "Lëvizja 5 Yjet" treguan se nuk u diskutua për riformatimin e kabinetit.

Kryeministri i vendit, Xhuzepe Konte, i cili pak ditë më parë kërcënoi me largimin nga posti, e vlerësoi shkëmbimin pozitiv mes palëve.

Përpos debateve politike, në Itali prej së mërkurës po analizohen veprimet që duhen ndërmarrë për të evituar masën disiplinore prej 4 miliardë dollarë të Komisionit Europian.

Organi ekzekutiv i BE-së ka vlerësuar se vendi mesdhetar ka shkelur normat e defiçitit  dhe të borxhit publik që tashmë ka arritur mbi 130 për qind.

Vendimi për penalizimin e Italisë pritet të merret nga shtetet anëtare brenda muajit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat