Kryeministrja britanike May largohet nga drejtimi i Partisë Konservatore

Evropë

Kryeministrja britanike May largohet nga drejtimi i Partisë Konservatore

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 17:53
Kryeministrja britanike Theresa May

Kryeministrja britanike Theresa May largohet të premten nga drejtimi i Partisë Konservatore. Raundi i parë i votimit për zgjedhjen e pasardhësit të saj pritet të zhvillohet javën e ardhshme.

Zonja May mori detyrën pas referendumit të vitit 2016 për shkëputjen e vendit nga Bashkimi Evropian dhe shpenzoi pjesën më të madhe të tre viteve të fundit duke punuar mbi këtë plan. Ajo dështoi tre herë për të bindur anëtarët e parlamentit që të mbështesin marrëveshjen e saj për Brexit-in.

Kryeministri i ardhshëm do të ketë më pak se pesë muaj kohë për të vendosur nëse do të ringjallë planin e zonjës May duke e shtyrë përsëri Brexit-in, apo të vendosë për largimin nga Bashkimi Evropian pa asnjë marrëveshje.

Disa nga 11 kandidatët që garojnë për ta zëvendësuar zonjën May, përfshirë ish-ministrin e jashtëm Boris Xhonson, kanë thënë se planifikojnë të kërkojnë ndryshim të marrëveshjes, pavarësisht se Bashkimi Evropian është kundër rihapjes së negociatave për një gjë të tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat