Në radhë për pasaportë britanike

Evropë

Në radhë për pasaportë britanike

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 15:26
Pasaportë britanike

Një numër rekord i shtetasve europianë kërkojnë të marrin pasaportën britanike para se të marrë fund telenovela e Brexit. 200 shtetas europianë po aplikojnë çdo ditë për të qenë qytetarë të Britanisë së Madhe. Sipas burimeve të DailyMail rezultojnë rreth 18 000 aplikime në çerekun e parë të këtij viti. Shifra të rritura ndjeshëm me 7 000 aplikime më shumë këtë vit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Theresa May premtoi hapa fleksibël, transparentë në negocimin me marrëdhënien e ardhshme me europianët.

Sipas skemës të propozuar nga qeveria britanike, vetëm qytetarët evropianë që kanë jetuar në mënyrë të vazhdueshme në Britani për pesë vite, kanë të drejtë të aplikojnë e të përfitojnë nënshtetësinë angleze, të dinë anglisht dhe të kalojnë testin e hartuar nga Mbretëria e Bashkuar.

Ekspertët mendojnë se vala e madhe e aplikimeve, kryesisht në muajin mars, vjen për shkak të ankthit mbi datën zyrtare të Brexit të Britanisë së Madhe më 29 Mars. Nando Sigona, profesor në Universitetin e Birmingham për migracionin ndërkombëtar, theksoi se frika për të drejtat e shtetasve të BE-së pas Brexit shkakton rritjen e aplikimeve.

Numri i aplikimeve nga europianët është rritur që nga referendumi i Brexit në vitin 2016. Përpara referendumit ata përbënin vetëm 12% të numrit total të aplikimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat