Zbehen ndjeshëm protestat e jelekverdhëve në Francë - Bota Sot
Zbehen ndjeshëm protestat e jelekverdhëve në Francë

Evropë

Zbehen ndjeshëm protestat e jelekverdhëve në Francë

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 23:55
Pamje nga protesta

Mobilizim i dobët u vu re sot gjatë protestës së 30-të të jelekverdhëve, ndërkohë që vetëm në Montpellier, në jug të Francës, protesta përfundoi me dhunë dhe përleshje me policinë.

Sipas numërimit të Ministrisë së Brendshme franceze, numri i përgjithshëm i protestuesve në të gjithë vendin ishte vetëm 3 700 persona dhe 1 300 në Paris dhe rrethinat e tij.

Në protestën në Montpellier morën pjesë rreth 2 000 persona, të cilët u mblodhën në sheshin ‘’Place de la Comedie’’.

Që në fillim kanë nisur përplasjet me policinë, që përdori gaz lotsjellës kundër protestuesve, të cilët u kundërpërgjigjën me pajisje piroteknike.

Gjatë protestës pati nëntë të plagosur lehtë dhe 11 të arrestuar.

Në Paris, protesta u zhvillua në periferi, në lagjen Saint-Denis, ku pjesëmarrësit nuk ishin më shumë se 1 000 persona.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...