Policia e mori në pyetje një djalë të ri për vdekjen misterioze të politikanit gjerman

Evropë

Policia e mori në pyetje një djalë të ri për vdekjen misterioze të politikanit gjerman

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 19:58
Walter Lubcke

Detektivët e kanë marrë në pyetje burrin në lidhje me vdekjen misterioze të politikanit gjerman Walter Lubcke.

Lubcke, president i distriktit në shtetin e Hesses nga partia e Angela Merkelit [CDU], u gjet me një plagë të marrë nga një armë në kokën e tij. Ai kishte qenë në terracën e shtëpisë së tij në Istha, afër Kasselit më 2 qershor.

Të shtunën, një burrë u vu nën “arrestin provizional” pasi u analizuan të dhënat nga telefoni i Lubckes, por ai u lëshuar në orët e hershme të së dielës.

“Pyetjet nuk dhanë ndonjë provë se i dyshuari ishte i përfshirë në krim,” tha polici.

Hetuesit i mohuan pretendimet e Frankfurter Allgemeine Zeitung se personi në fjalë ishte një i ri që kishte ‘marrëdhënie private’ me Lubcken.

Policia iu ka bërë apel të gjithë atyre që kishin marrë pjesë në festivalin e birrës së Isthas, që u mbajt afër shtëpisë së Lubckes që t’i kontaktonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat