Protestë kundër anijeve të mëdha në kanal në Venecia - Bota Sot
Protestë kundër anijeve të mëdha në kanal në Venecia

Evropë

Protestë kundër anijeve të mëdha në kanal në Venecia

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 07:56
Venecia

Mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e Venecias duke kërkuar që anijet e mëdha të ndalohen të hyjnë në kanalin Giudecca të qytetit. Protestat vijnë disa ditë pas një anije kroçerë u përplas me një anije turistësh duke lënduar katër persona.

Rreth 3 mijë persona, që mbanin në duar pankarta ku shkruhej: jo anijeve të mëdha, marshuan nëpër rrugët e qytetit që është një sajt i trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Kritikët thonë se anijet e mëdha të krocerave përbëjnë një rrezik për ruajtjen e qytetit në lagunë, ndotin ujërat e tij dhe dëmtojnë bukurinë e detit.

Valët e krijuara prej tyre në kanal, sipas tyre, dëmtojnë themelet e qytetit që rregullisht vuan nga përmbytjet. Disa madje janë ankuar edhe se ato dëmtojnë bukurinë e sajteve historike të Venecias duke sjellë shumë turistë.

Ministrat thanë se aksidenti provoi nevojën për një ndalim të kroçerave dhe se po punojnë për zgjidhjen e problemit.

Qeveria ndaloi anijet që peshojnë më shumë se 96 mijë tonë të hyjnë në kanalin e Giudecca-s në 2013, por legjislacioni më vonë u tërhoq. Në 2017, u njoftua se anijet më të mëdha do të largoheshin nga qendra historike por planet pritet të marrin edhe katër vite për të hyrë në fuqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...