Shembet pallati në Romë, nëntë të lënduar

Evropë

Shembet pallati në Romë, nëntë të lënduar

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 21:29
ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 11:50 minuta në një nga provincat e Romës.

Një pallat 3 katësh në Rocca di Pappa është përfshirë nga flakët si pasojë e rrjedhjes së gazit.

Raportohet se deri në këto momente janë plagosur 9 persona ku 3 prej të cilëve janë fëmijë.

Ndër të plagosurit mendohet të jetë edhe Kryetari i Bashkisë. Një pjesë e mirë e ndërtesës është shembur dhe për pasojë autoritetet shtetërore kanë nisur operacionin në gërmadha për të gjetur personat e tjerë që janë shpallur të humbur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat