Artistët gjermanë me fushatë kundër AfD-së - Bota Sot
Artistët gjermanë me fushatë kundër AfD-së

Evropë

Artistët gjermanë me fushatë kundër AfD-së

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 11:52
Foto ilustrim

Aktorët gjermanë dhe ata të Hollywoodit kanë filluar një fushatë në Gorlitz, në mënyrë që t’i largojnë njerëzit nga kjo parti, kur të vjen koha e zgjedhjeve.

Ky qytet, i cili ndodhet afër kufirit me Poloninë, është një qytet shumë i bukur dhe ka shërbyer si skenë xhirimi për shumë produksione të Hollywoodit, madje këtu janë xhiruar edhe filmat “Inglorious Bastards” dhe “The Grand Budapest Hotel”.

Gjithsesi, qyteti tani përballet me mundësinë që të jetë qyteti i parë në Gjermani ku AfD mund të jetë shumicë. Kandidati i tyre, Sebastian Wippel i fitoi zgjedhjet në fund të Majit me 36.4% të votave.

Të shqetësuar nga potenciali i AfD, aktorët dhe producentët e Hollywoodit që xhiruan filmat, “Inglorious Bastards”, Burghart Klaußner, Volker Bruch dhe autori Daniel Kehlmann, nënshkruan një peticion që i kërkon qytetarëve “të mos i japin strehim urrejtjes”.

Producenti gjerman i Hollywoodit, Michael Simon de Normier – njëri nga udhëheqësit e kësaj fushate tha se “Të gjitha agjencitë e Hollywoodit janë në anën tonë – dhe besojmë se do të kemi mbështetje të madhe”.

Rezultatet nga qyteti i Gorlitz, me gjasë do të kenë ndikim në të gjithë regjionin e Saksonisë.

Në Gjermani, zgjedhjet shtetërore do të mbahen me 1 Shtator. Në sondazhe, AfD gjendet afër CDU-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...