Spanjë, socialistët dhe ekstremi i majtë pranojnë të krijojnë një ‘qeveri bashkëpunimi’ - Bota Sot
Spanjë, socialistët dhe ekstremi i majtë pranojnë të krijojnë një ‘qeveri bashkëpunimi’

Evropë

Spanjë, socialistët dhe ekstremi i majtë pranojnë të krijojnë një ‘qeveri bashkëpunimi’

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 21:31
Pamje nga takimi

Spanja iu afrua sot një hap më shumë krijimit të një qeverie të re pasi kreu i ekstremit të majtë “Unidas Podemos” (UP), Pablo Iglesias, pranoi të bashkëpunojë me kryeministrin socialist, Pedro Sachez.

Sanchez, kreu i Partisë Socialiste të Punëtorëve (PSOE) ishte fituesi i qartë i zgjedhjeve të 28 prillit me 28,7% të votave, por arriti vetëm 123 deputetë nga 350 që ka Parlamenti.

PSOE-ja me këto shifra është shumë larg garantimit të një mazhorance qeverisëse.

Mbreti Felipe VI ngarkoi javën e kaluar Sanchez-in me krijimin e një qeverie.

Megjithatë PSOE-ja ka theksuar se nuk kërkon të krijojë një koalicion, por të qeverisë e vetme, përcjell Atsh.

Megjithatë, ajo kërkon mbështetjen e sa më shumë partive për të krijuar një “qeveri bashkëpunimi” për të zgjedhur një kryetar të ri të shtetit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat