Fermeret zvicerane kërkojnë sigurim social - Bota Sot
Fermeret zvicerane kërkojnë sigurim social

Evropë

Fermeret zvicerane kërkojnë sigurim social

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 20:36
ilustrim

Në Zvicër, më shumë se 31 mijë fermere marrin pak ose fare sigurim social, shkruan swissinfo.ch. Shoqata e tyre profesionale, së bashku me Swissaid, po bëjnë thirrje për mbrojtje më të mirë sociale në politikat federale bujqësore.

“Përderisa e gjithë Zvicra aktualisht po mendon për situatën e grave, një grup i grave – fermeret – po harrohen”, kanë thënë në një deklaratë Shoqata Zvicerane e Grave Fermere dhe Rurale si dhe Swissaid, Fondacioni Zviceran për Bashkëpunim dhe Zhvillim.

Po ashtu, organizatat sqaruan se si ndërlidhen çështjet e sigurimit social, përfaqësimit politik dhe përmirësimit të gjendjes ligjore të fermereve në Zvicër dhe mbarë botën.

“Fermeret janë përgjegjëse për 70 për qind të ushqimit në botë. Njohja e pamjaftueshme e sigurimit social është një turp, i cili duhet të korrigjohet në Zvicër dhe në mbarë botën”, kanë thënë më tej.

Ndërkaq, fermeret punojnë 63 orë në javë, sipas statistikave të qeverisë.

“Megjithatë, vetëm 30% e tyre marrin sigurim social dhe paguhen për punën e tyre”, tha Anne Challendes, kryetare e shoqatës së fermereve.

Gjatë së mërkurës, të dy organizatat filluan apelin e tyre jashtë parlamentit në Bernë, duke shpërndarë kartolina dhe molla. Ata synojnë të mbledhin sa më shumë nënshkrime gjatë katër muajve të ardhshëm dhe pastaj t’i dorëzojnë ato në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe atë të Punëve të Jashtme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...