Kapitenia gjermane rrezikon 20 vite burg, shpëtoi 1000 emigrantë

Evropë

Kapitenia gjermane rrezikon 20 vite burg, shpëtoi 1000 emigrantë

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 19:23
35-vjeçarja Pia Klemp

Kapiteneja e një anijeje gjermane rrezikon 20 vite burg në Itali sepse shpëtoi 1000 emigrantë në Mesdhe.

35-vjeçarja Pia Klemp po akuzohet se ka bashkëpunuar me trafikantët e emigrantëve, dhe është mbajtur në burg sepse ndihmoi emigrantët afrikanë të futen në  Europë në mënyër të paligjshme.

Trafikantëtn libianë u marrin mijëra euro emigrantëve për t’i futur në Europë. Autoritetet italiane kanë nxjerrë foto ku gruaja gjermane shihet në praninë e tyre, dhe për këtë është akuzuar si bashkëpunëtore.

Klemp është nga qyteti i Bonit, në Gjermani, dhe është pjesëtare e Rojës Detare, një shoqatë jo-qeveritare që vendos anije në det për të shpëtuar azil-kërkuesit nëpër Mesdhe.

Mbështetësit e saj, 80 mijë prej të cilëve kanë firmosur një peticion ku i kërkojnë Italisë të tërheqë akuzat, thonë se ajo ersonalisht ka shpëtuar me qindra jetë nejrëzish, dhe nuk është asgjë më shumë se një ndihmëse humanitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat