Porosia e BE-së: Ligji për financimin e partive politike të jetë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venedikut

Evropë

Porosia e BE-së: Ligji për financimin e partive politike të jetë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venedikut

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 11:23
Parlamenti Evropain

Përmes një komunikatë për media Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka njoftuar për takimin dyditor që zyrtarë nga Kosova dhe Bashkimi Evropian kanë mbajtur në Prishtinë.

Zyrtarët nga Kosova dhe Bashkimi Evropian u takuan në Prishtinë për të diskutuar zhvillimet gjatë vitit të kaluar në fushat e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë. Diskutimi u mbajt në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), e cila hyri në fuqi në prill 2016. Gjatë takimit dyditor zyrtarët shkëmbyen pikëpamje për fusha të ndryshme që lidhen me sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe çështjet e brendshme.

Bashkimi Evropian dhe Kosova ranë dakord mbi rëndësinë e zbatimit të prioriteteve në të gjitha fushat e përfshira në Agjendën Evropiane të Reformave dhe rekomandimeve të Raportit të Komisionit Evropian për Kosovën 2019.

BE përshëndeti miratimin e Kodit të ri Penal. Të dy palët u pajtuan që zbatimi i plotë i të gjithë legjislacionit të ri në fushën e sundimit të ligjit do të jetë vendimtar. BE-ja u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës që të vazhdojnë punën dhe të miratojnë Kodin e rishikuar të Procedurës Penale si dhe ligjet tjera që lidhen me luftën kundër korrupsionit.

BE theksoi se projektligji për financimin e partive politike duhet të jetë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venedikut.

Gjithashtu u diskutuan edhe aspektet lidhur me liberalizimin e vizave. Komisioni konfirmoi vlerësimin nga korriku 2018, duke deklaruar se Kosova ka përmbushur të gjitha standardet për liberalizimin e vizave. Në mars të vitit 2019, Parlamenti Evropian mbështeti propozimin e Komisionit për liberalizimin e vizave në leximin e parë. Propozimi është në pritje në Këshill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat