Kisha Malazeze akuzon Kishën Serbe për qarkullim të milionave

Evropë

Kisha Malazeze akuzon Kishën Serbe për qarkullim të milionave

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 14:58
Nënkryetari i Këshillit të Dioqezës së Kishës ortodokse malazeze Stevo Vucini

Paralajmërimi i rindarjes së pasurisë kishtare dhe përtëritja e autoqefalitetit të Kishës ortodokse malazeze ka shkaktuar revolt të Dioqezës malazeze-bregdetare, por edhe të Beogradit zyrtar, i cili kërcënon se nuk do të lejojë që shteti të realizojë këtë qëllim

Nënkryetari i Këshillit të Dioqezës së Kishës ortodokse malazeze Stevo Vucini, për CdM-në ka thënë se për nervozën e tyre ka disa arsye:

“Kisha serbe, në rrethana jo të rregullta, duke filluar nga viti 1996 dhe përfundimisht me vitin 2006, në kohë e okupimit ushtarak-policor të Malit të zi, me keqpërdorimin e forcësn, paligjshëm, pa bazë juridike, me regjistrimin më të rëndomtë në kadastrin e patundshmërive, në vete ka regjistruar 12 nga gjithsej 50 kilometra katrorë të tokës kishtare, shumicën prej 60 manastiresh dhe rreth 600 kisha, të cilat deri atëherë kanë qenë në pronësi të shtetit”, ka thënë Vucinic.

Ai ka shtuar se tash po tentojnë që me çdo mënyrë ta ruajnë këtë infrastrukturë të fuqishme kishtare, e cila jo vetëm që është burim i të ardhurash kolosale, por edhe infrastrukturë bazë për veprimtari me qëllim të rrënimit të rendit dhe aneksiomit të sërishëm të Malit të Zi Serbisë.

“Përndryshe, klerikët e saj publikisht deklarojnë se pavarësia e Malit të Zi është zgjidhje e përkohshmë”, thotë ai, transmeton “Slobodna Bosna”.

Vucic vë në dukje se vetëm manastiri Ostrog, faltorja më e madhe ortodokse në këtë pjesë të Ballkanit, në vit sjell të ardhura të cilat maten me dhjetra miliona euro, të cilët me thasë bartën nga vendi dhe investohen në Republikën Serbe e në Serbi. “Me këto mjete financohet edhe veprimtaria kundërkushtetuese e Kishës serbe në Mal të Zi. Me ligjin e ri të besimeve fetare kësaj do t’i vijë fundi…”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat