Pamje të rënda! Fund tragjik për 22-vjeçaren me motor - Bota Sot
Pamje të rënda! Fund tragjik për 22-vjeçaren me motor

Evropë

Pamje të rënda! Fund tragjik për 22-vjeçaren me motor

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 14:10
Vajza ndërroi jetë në vendngjarje nga plagët e rënda

Fundi tragjik i një 22-vjeçareje që u aksidentua teksa udhëtonte me motor është filmuar sekondë pas sekonde në kamerat e sigurisë.  E reja po lëviznte në tunelin Dolmabahçe-Bomonti në Stamboll të Turqisë, kur humbi kontrollin e motorit duke u përplasur me muret anësore.

Si pasojë e shpejtësisë së lartë, trupi i 22-vjeçares Buse Karabulut është zvarritur në asfalt për rreth 40 metra, ndërsa motori për rreth 65 metra. Vajza ndërroi jetë në vendngjarje nga plagët e rënda.

Aksidenti ka ndodhur në orën 6:25 të mëngjesit. Media turke zbulon se 6 muaj më parë, autoritetet i kishin bllokuar patentën e makinës të resë për përdorim të mjetit nën efektin e alkoolit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...