Zviceranët shpenzojnë 814 franga në muaj për shëndetin e tyre - Bota Sot
Zviceranët shpenzojnë 814 franga në muaj për shëndetin e tyre

Evropë

Zviceranët shpenzojnë 814 franga në muaj për shëndetin e tyre

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 16:56
ilustrim

Çdo banor i Zvicrës shpenzon mesatarisht 233 franga në muaj për shëndetin e tij, përveç pagesës standarde dhe të detyruar që ai bën për sigurimin shëndetësor (premitë e arkës shëndetësore).

Këtë gjendje e konstatojnë të dhënat e sapopublikuara provizore të Zyrës Federale për Statistika (BFS), njofton srf.ch.

Ndërsa po u llogarit këtu edhe pjesa që e mbulojnë sigurimet ose shteti, atëherë sipas BFS-së, shuma e parave kushtuar shëndetit të një personi arrin në 814 franga në muaj mesatarisht.

Të dhënat i referohen vitit 2017, vit ky kur shpenzimet e përgjithshme për shëndetësinë në Zvicër janë ngjitur në 82. 5 miliardë franga, shkruan sda.ch.Kjo shumë ka qenë për 2.6 për qind më e madhe se ajo e një viti më parë.

Shkaku kryesor për rritjen e kostos së shëndetësisë, sipas BFS-së ka qenë rritja e shpenzimeve, para së gjithash për shërbimet shëndetësore të realizuara nga ordinancat mjekësore dhe nga spitalet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...