Mbytet një turiste në Liqenin e Gjenevës - Bota Sot
Mbytet një turiste në Liqenin e Gjenevës

Evropë

Mbytet një turiste në Liqenin e Gjenevës

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 13:40
Liqeni i Gjenevës

Një grua është mbytur në Liqenin e Gjenevës pasi barka me të cilën po lundronte u përmbyt për shkak të goditjes nga stuhia. Lajmin e bëri të ditur policia zvicerane.

Një burrë që ndodhej në të njëjtën barkë me gruan e mbytur arriti të notonte dhe më vonë i hodhi dy fishekzjarrë nga një barkë tjetër për të kërkuar ndihmë.

Burri i tha policisë se gruaja ishte duke kaluar transit nëpër Gjenevë dhe se stuhia i kishte zënë në befasi. Policia dhe shërbimet e emergjencës shkuan me shpejtësi në vendin e ngjarjes. Më vonë, zhytësit e nxorën trupin e gruas nga liqeni.

Viktima, përkatësia etnike e së cilës mbetet e panjohur, u dërgua në spital të Gjenevës, ku mjekët e konstatuan vdekjen e saj.

Stuhia shkaktoi dëme material edhe në rajonin francez, Haute-Savoie, ku një turist 51-vjeçar gjerman mbeti i vdekur pasi u godit nga një dru që u rrëzua.

Reshjet e mëdha të shiut dhe erërat e fuqishme i dëmtuan shumë barka që po merrnin pjesë në një garë, por asnjë person nuk u lëndua.

Sipas institutit kombëtar të meteorologjisë, Zvicra është goditur nga erërat me shpejtësi deri në 110 kilometra në orë, shkruan “The Guardian”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...