Kandidati i Erdoganit në duel televiziv - Bota Sot
Kandidati i Erdoganit në duel televiziv

Evropë

Kandidati i Erdoganit në duel televiziv

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 22:10
Binali Yildirim

Përpara raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të bashkisë së Stambollit, kandidati i AKP-së, Binali Yildirim vazhdon të jetë prapa në sondazhe pas kandidatit të opozitës.

Shpresat e partisë së Rexhep Tajip Erdoanit mbeten në duelin televiziv të së dielës, kur Yildirim do të gjendet përballë Ekrem Imamoglu. Duele të tilla janë të zakonshme në vende demokratike, por në Turqi është një rast i rrallë.

Prej 17 vjetësh atje nuk ka pasur duele televizive përpara zgjedhjeve. Që nga koha, kur presidenti turk, Erdogan dhe AKP erdhën në pushtet, formate të tilla televizive u bojkotuan. Prandaj për shumë vetë është e pashpjegueshme sesi kjo parti po lejon tani një duel televiziv me kandidatin e opozitës dhe në kushte të balancuara.

Moderatori i televizionit, Ismail Kücükkaya nuk njihet si i afërt me AKP; edhe televizioni Fox News që transmeton duelin njihet si kritik ndaj AKP-së. Nga ana tjetër, kandidati i opozitës Imamoglu është në avantazh në një duel të tillë.

Ai është një folës elokuent, sipas DW, ndërsa Yildirimi duket në daljet publike si i papërpunuar dhe pa ide kreative. Immamoglu e njeh mirë artin e të shfrytëzuarit të pikave të dobëta të konkurrentit. Opozitarët besojnë, se dueli televiziv është një lëvizje shahu e partisë AKP për t’u paraqitur si transparente dhe demokratike. Sondazhet dëshmojnë një avantazh prej 2-6% të kandidatit të opozitës që nga vendimi për përsëritjen e votimeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...