I kërkoi të linte gruan, ai mbyt të dashurën - i vuri flakën trupit dhe e varrosi në beton

Evropë

I kërkoi të linte gruan, ai mbyt të dashurën - i vuri flakën trupit dhe e varrosi në beton

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 07:37
Vasily Mongoshvili, nga fshati Alexeyevskoye në jug të Rusisë, u dënua me 9 vjet burg për vrasjen e të dashurës 24-vjeçare Tatiana Mukhorotova

Një 31-vjeçar e mbyti të dashurën e tij dhe më pas i vuri flakën trupit dhe e varrosi në beton, pasi ajo i kërkoi që të linte bashkëshorten.

Vasily Mongoshvili, nga fshati Alexeyevskoye në jug të Rusisë, u dënua me 9 vjet burg për vrasjen e të dashurës 24-vjeçare Tatiana Mukhorotova, në Tetor të vitit të shkuar.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja Mirror, 31-vjeçari ishte njohur me të renë në një rrjet social rus. Ai e vrau atë pasi e ftoi në shtëpi, ndërkohë që bashkëshortja nuk ndodhej aty.

Image

24-vjeçarja ishte e ve dhe kishte 3 fëmijë të vegjël. Sipas dokumenteve të gjykatës, ajo e kishte kërcënuar të dashurin e saj se do t’i tregonte gruas së tij për lidhjen martesore, pasi ai kishte refuzuar që të ndahej nga gruaja.

Kjo bëri që mes tyre të kishte një debat të ashpër, ku ai e rrahu e më pas e mbyti 24-vjeçaren. Pas kësaj ai e dogji trupin e së resë dhe e hodhi në pus të cilin e mbuloi me gurë e beton.

Image

Alarmi u ngrit nga e ëma e viktimës, pasi kjo e fundit nuk u kthye më nga takimi me 31-vjeçarin.

Me pranga në duar, Mangoshvili i tregoi policisë skenën e krimit dhe rrëfeu vrasjen e nënës së se dhe fshehjen e trupit të saj. Tatiana ishte nënë e një djali 5 vjeç dhe dy vajzave, 3 vjeç dhe 8 muajshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat