Kina po ua merr organet personave të arrestuar

Evropë

Kina po ua merr organet personave të arrestuar

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 15:35
Ilustrim

Një tribunal i pavarur me seli në Londër ka vlerësuar se vrasja e personave të arrestuar me qëllim të marrjes së organeve në Kinë është duke vazhduar. Besohet se në mesin e viktimave janë pjesëtarët e lëvizjes “Falun Gong”.

Tribunali për Kinën, i udhëhequr nga Sir Geoffrey Nice, i cili më parë ka qenë prokuror në tribunalin ndërkombëtar për krimet në ish-Jugosllavi, tha në fund të seancës se është e qartë që pjesëtarët e lëvizjes “Falun Gong” kanë qenë viktima të nxjerrjes së organeve. Ky tribunal ka siguruar të dhëna përmes ekspertëve mjekësorë, hetuesve për të drejtat e njeriut dhe grupet e tjera.

Ky tribunal vlerësoi se në mesin e të vrarëve janë anëtarët e grupeve religjioze, siç është lëvizja “Falun Gong”. Përndjekja e këtij grupi kishte filluar në vitin 1999 pasi dhjetëra mijëra njerëz u bënë pjesë e tij. Partia Komuniste i kishte cilësuar ata si kërcënim për sistemin shtetëror dhe për vetë partinë.

Tribunali ka më pak dëshmi për keqtrajtimin e banorëve të Tibetit, myslimanëve ujgurë dhe pjesëtarëve të sekteve të ndryshme të Krishterimit.

Autoritetet kineze kishin njoftuar në vitin 2014 se do ta ndërpresë marrjen e organeve nga të burgosurit e ekzekutuar dhe i ka mohuar akuzat për vrasje të personave të burgosur për t’ua marrë organet, duke thënë se ato janë të pasakta dhe të motivuara politikisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat