Merkel kundër shfuqizimit të sanksioneve ndaj Rusisë

Evropë

Merkel kundër shfuqizimit të sanksioneve ndaj Rusisë

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 15:25
Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se sanksionet e perëndimit kundër Rusisë nuk do të shfuqizohen, derisa sovraniteti i Ukrainës të respektohet plotësisht.

"Derisa të bëhet përparim në këtë drejtim, sanksionet nuk mund të shfuqizohen. Ato mund të hiqen vetëm nëse Krimeja i kthehet Ukrainës", tha Merkel.

Pas takimit me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, Merkel tha se ata gjithashtu diskutuan marrëveshjen e paqes të arritur në Minsk.

Presidenti i Ukrainës, një ditë më parë, gjatë takimit me presidentin e Francës, Emmanuel Macron u bëri thirrje vendeve të Bashkimit Evropian të mos lehtësojnë presionin ndaj Moskës.

BE-ja ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, duke përfshirë ngrirje të aseteve dhe bllokim të marrjes së vizave për individë dhe entitete ruse, pasi Moska ka pushtuar Gadishullin e Krimesë nga Ukraina më 2014, dhe ka mbështetur nga ajo kohë, separatistët në lindje të Ukrainës, në konfliktin që ka lënë rreth 13,000 persona të vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat