Flet mjeku i Angela Merkel, tregon çka pati që iu dridh trupi

Evropë

Flet mjeku i Angela Merkel, tregon çka pati që iu dridh trupi

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 10:39
Angela Merkel kishte dridhje të trupit gjatë ceremonisë zyrtare të pritjes së presidentit të ri ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Berlin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, kishte dridhje të trupit gjatë ceremonisë zyrtare të pritjes së presidentit të ri ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Berlin.

Në pamjet e publikuara kancelarja “lufton” të ndalojë dridhjet e vazhdueshme.

Jakob Berger, mjek i përgjithshëm dhe kryetar i distriktit të Shoqatës së Doktorëve Bavarez, thotë se s’ka asgjë shqetësusese.

“Nuk ka asgjë serioze dhe s’rezulton me asnjë sëmundje serioze. Një dehidrim, mungesa e ujit. Në Berlin tani është shumë nxehtë tani dhe një grua si Angela Merkel me siguri se ka një stil jetese mjaft stresues. Pra, kjo nxit një humbje të elektrolitës në trup. Dhe kjo nga ana tjetër mund të çojë në shtrëngime dhe dridhje të pakontrolluara”, tregoi mjeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat